MENU
klinika

Solidariteti i ekipit amerikan

Avioni i skuadrës sjell 1.2 milionë maska nga Kina

03.04.2020 - 12:30

Një gjest tjetër solidariteti vjen në luftën ndaj Covid-19. Një avion i ekipit të futbollit amerikan New England Patriots, i ngarkuar me 1.2 milion maska ​​mbrojtëse ka zbritur në Boston pasi mori furnizimet jetësore në Kinë.

Guvernatori i Massachusetts, Charlie Baker ka postuar foto të avionit të ngarkuar me pajisjet mbrojtëse personale, për të cilat ai tha se do të shkojnë për punonjësit e kujdesit shëndetësor të shtetit në vijat e para të krizës së koronavirusit.

Baker është i irrituar që qeveria federale nuk e ndihmoi. Ai bashkëpunoi me pronarin e New England Patriots, Robert Kraft, për t’i sjellë këto furnizime nga Kina. Robert Kraft dhe presidenti i klubit të futbollit amerikan Jonathan Kraft u bashkuan për të blerë 1.2 milionë maska ​​N95 për Massachusetts.

Sjellja e pajisjeve në SHBA me avionin e ekipit ishte operacioni më sfidues në këto kohë të vështira. Një dërgesë e dytë me gjysmë milion maska ​​të tjera N95 është planifikuar të arrijë që javën e ardhshme. Kampionati i futbollit amerikan është ndërprerë që në fillim të marsit. New England Patriots renditen të tretët në sezonin e aktual, me pikë të barabarta me Kansas City Chiefs.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN