MENU
klinika

“Mediat kanë pasqyruar pamje rrëqethëse”

Basha: Jemi në krizë kombëtare, qeveria të ndihmojë së paku sa Kosova

01.04.2020 - 14:25

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një video-konferencë me gazetarët deklaroi se koronavirusi ka sjellë pasoja të mëdha ekonomike.

Basha tha se vendi është në krizë kombëtare, ndërsa ka shtuar se qeveria duhet të shtojë ndihmën e ta bëjë atë më e pakta sa Kosova.

Sot duhet të përsëris kërkesën urgjente për anulimin me vendim të qeverisë të të gjithë koncesioneve. Kjo të bëhet në mënyrë që të mbështeten të gjitha shtresat sociale. Qeveria nuk thotë se cfarë do të bëhet me 30 mijë biznese të vogla. Kemi një paketë anemike. Cfarë do të bëhet me dhjetëra dhe mijëra të papune. Cfarë do të bëhet me mbi 70 mijë familje që nuk përfitojnë nga kjo paketë.

kolana e librave

Cfarë do të bëhet me ambulantët, me fermerët, cfarë do të bëhet me qindra dhe mijëra të biznesve që janë mbyllur. Plani që i kemi kërkuar është i bëshëm. Kërkojmë paketë të plotë. Mediat kanë pasqyruar pamje rrëqethëse të kryefamiljarëve. Ne do të bëjmë gjithcka për shëndetin dhe mirëqenien e shqiptarëve. Sot jemi në krizë kombëtare”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se në këtë moment duhet vepruar si një familje, duke vlerësuar se paketa duhet të bëhet më e pakta sa buxheti i Kosovës. “Ne duhet të veprojmë si një familje. Sot, jo nesër, të plotësojmë paketën me të paktën sa buxheti i Kosovës. Sot, sa më parë t’ju vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneseve.

Këshilltarët ekonomikë të qeverisë Rama i kanë bërë thirrje atij që të përkrahë kërkesat e opozitës”, u shpreh Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ja çfarë ka rëndësi në këto momente! "

Marrëdhëniet me Ramën? Basha: Axhenda politike e ngrirë

"Në çdo pikë kontrolli kufitar dhe QSH"

Koronavirusi, Basha thirrje qeverisë: Të merren masa serioze!