MENU
klinika

"Të rinjtë nuk kanë frikë"

Berati në karantinë, qytetarët minimizojnë lëvizjet

14.04.2020 - 09:31

Të kapur për dore, pa asnjë masë mbrojtëse dhe pa u frikësuar aspak as nga policia, çifte të rinjsh vijojnë xhirot në shëtitoren e qytetit. Të shkujdesur e të përqafuar, ata shmangën forcat e policisë që po inspektonin në pedonale dhe iu drejtuan sheshit kryesor të qytetit.

Por si këta të rinj ka shumë në çdo rrugë e lulishte të Beratit, duke u kthyer në këtë mënyrë në një rrezik potencial për të gjithë banorët. Me gjithë kontrollet e ndërmarra nga policia dhe gjobat e vendosura, askush se prish “rutinën” e ditës e sidomos moshat e reja, që dalin edhe pa leje nga banesat.

Ndërkaq, në të gjithë qytetin lëvizjet e banorëve që dalin për të kryer nevojat e tyre familjare duket se sot kanë qenë të pakta. Kjo edhe për shkak të shtimit të orarit të qarkullimit, që ka sjellë edhe reduktim të radhëve që krijoheshin çdo ditë në markete, farmaci, bankomate dhe sportelet e pagesës së faturave të ujit dhe energjisë elektrike.