MENU
klinika

Shtetrrethimi i të dielës

Berati totalisht i ‘boshatisur’

05.04.2020 - 08:58

Berati sot paraqitet totalisht i boshatisur, si një javë më parë. Pas orës 13.00 të ditës së djeshme, pothuajse në një kohë rekord të gjitha rrugët, lulishtet e sheshet e qytetit u boshatisur tërësisht.

Në një qytet si Berati ku ka pllakosur heshtja, beratasit nuk janë përpjekur të thyejnë karantinimin dhe që prej mesditës së djeshme në rrugë nuk lëviz më askush, duke respektuar kështu urdhrin e karantinimit deri në orën 05:00 të mëngjesit të së nënës, si masë kjo e marrë nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

kolana e librave

Nga një vëzhgim i imtësishëm në rrugët kryesore e në brendësi të lagjeve të qytetit, rezulton se të gjitha rrugët janë të boshatisura dhe të gjithë beratasit janë mbyllur brenda banesave të tyre, pas një dite të zhurmshme ku çdokush nxitonte të bënte blerjet e nevojshme për të përballuar karantinën dy ditore.

Të vetmit që sheh në patrullim në rrugët e qytetit janë forcat e policisë të DVP Berat, që kontrrollojnë çdo mjet që lëviz në rrugë,nëse ka leje për qarkullim apo jo.