MENU
klinika

MSH konfirmon: Shkon në 584 numri i të infektuarve

Bilanci i COVID 19 në Shqipëri, 22 raste të reja

20.04.2020 - 10:21

Regjistrohen 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 584 numrin e përgjithshëm të infeksioneve. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.

Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.

Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 36 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 99 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 23 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

-Mallakastër 1 raste

– Kurbin 19 raste

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se pavarësisht luhatjes në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.

“Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye”.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 4

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve?

Përditësimi i MSH mbi situatën ‘COVID-19’