MENU
klinika

Flet futbollisti i Kombëtares

“Bjellorusia rrezikon të kthehet në dramatike”

05.04.2020 - 18:57

Vetëm në 3 vende luhet futboll aktualisht dhe një nga këto është Bjellorusia, aty ku aktivizohen edhe dy futbollistë shqiptarë, Azdren Llullaku dhe Elis Bakaj. Llullaku shpreson që në Bjellorusi të fillojnë të shohin më me seriozitet situatën pas shpërthimit të koronavirusit.

Atje është ndër të paktat vende ku jeta vazhdon normalisht edhe pse ka pasur raste personash të infektuar dhe, sipas sulmuesit shqiptar, të Shakhtar Soligorsk, rrezikon që të krijohet një situatë dramatike, siç e shpjegoi në një lidhje direkte me “Sky Sport” në Itali.

“Këtu nuk flitet shumë për koronavirusin. Një ditë më parë luajtëm, sot ishim në stërvitje, një lojtar ka dalë pozitiv dhe kjo na shqetëson pak. Por është vendosur kështu dhe ne po përshtatemi.

llullaku
llullaku

Tifozët, me vetë iniciativën e tyre, kanë vendosur që të mos vijnë të shumtë në stadium. Sipas meje, kjo është diçka pozitive, njerëzit fillojnë të kuptojnë se sa serioze është situata, edhe pse ende njerëzit nuk duken kaq të shqetësuar.  Uroj që të mos krijohet ndonjë situatë dramatike, por nëse vazhdojmë kështu, me siguri do të ndodhë.

Unë e dua Italinë, më ka pritur në një moment të vështirë. Më ka rritur si njeri e futbollist, do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Fjalët e Kryeministrit shqiptar më bëjnë krenar, populli shqiptar ka një zemër të madhe, në momente vështirësie është e drejtë që të ndihmojmë të tjerët”, – tha sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN