MENU
klinika

Reshje dëbore në zonat malore

Bllokohet qarkullimi në aksin Lunik-Stebleve

01.04.2020 - 12:10

Mëngjesin e këtij fillim prilli pothuajse në të gjitha zonat malore të Bashkive Librazhd, Prrenjas e Gramsh në Qarkun e Elbasanit kanë filluar reshje të dendura dëbore të cilat në disa zona shkojnë edhe mbi 35 cm .

Burime zyrtare nga emergjencat civile në Prefekturēn e Elbasanit bënē me dije se si pasojë e reshjeve të dēborēs nuk ka probleme serioze në qarkullim në rrugët kombëtate dhe ato rurale përveçse në Njësinë Administrative Stebleve të Bashkisë Librazhd .

kolana e librave

Aktualisht për shkak të instensitetit të lartë reshjeve të dëborës aksi Lunik -Stebleve pavarësisht punës që po kryhet , rruga që e lidh këtë zonë me qytetin e Librazhdir është e pakalueshme ende .

Deri në 12.00 të së mërkurës rruga drejt Steblevës në Njēsinē Administrative Steblevē në bashkinē e Librazhdit ka qenë e kalueshme pjesërisht vetëm nga ato të llojit fuoristradë dhe pasdreke pavarësisht intensitetit të rēnies së dëborës ajo do jetë e hapur edhe për autovrturat raportuan burime zyrtare .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Alarmi, çfarë po i rrit vdekjet te burrat nën 50-vjeç

Nga Berati në Shkodër, ja ‘qytetet me zemër më të dobët’

Infektohet pronari i një biznesi të vogël

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Librazhd

Banda e grabitësve godet sërish

As pandemia nuk i ndal vjedhjet në Elbasan!

4 “të fortët” që iu kërkon deklarimin e pasurisë

OFL-ja zbarkon në Elbasan