MENU
klinika

Numri i viktimave rreth 50 mijë

Bota gati të kapë shifrën e 1 milionë të infektuarve

02.04.2020 - 07:57

Teksa bota ka hyrë në muajin e katërt të vitit 2020 që përkon edhe me përhapjen e koronavirusin COVID- 19 është gati të kapë shifrën e 1 milionë të prekurve.

Deri tani janë 935 mijë e 817 të infektuar por duke parë se si rriten shifrat atëhere duket se sot bota zyrtarisht do të shënojë 1 milionë të prekur nga COVID- 19. Vetëm SHBA ka më shumë se 20% të të infektuarve në gjithë botën me 216 mijë të infektuar por kryesimin për viktima e mban Italia me 13 mijë.

Edhe pse më shumë viktima në gjithë botën nga COVID-19 për ditën e djeshme e shënoi Spanja mbi 800 viktima në 24 orë dhe duket se nuk është larg dita që të marrë edhe kryesimin e rekordit të zi për viktima në rang botëror pasi ka vetëm 4 mijë viktima më pak se Italia.

Përgjithësisht situata ngelet problematike në Europë me pikat e nxehta si Gjermania, Britania, Turqia, Zvicra, Franca apo Belgjika teksa në Lindjen e Mesme shifra të larta shënon vetëm Irani.

Kina, vendi nga filloi koronavirusi 3 muaj më parë sot ka në spitale vetëm 2 mijë pacientë në rekuperim e sipër, 76 mijë të shëruar dhe 3 mijë viktima kundrejt 81 mijë të infektuarve në total. Problematikë për ta ngelen rastet e importuara nga jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”