MENU
klinika

Kreu i “Tokyo 2020”: Olimpiada në rrezik edhe në 2021

“Bota të bashkojë forcat për vaksinën ndaj COVID-19”

14.04.2020 - 19:33

Shumë evente sportive janë anuluar përfundimisht, ndërsa disa janë shtyrë për një datë të dytë, por shanset që ato të zhvillohen janë të pakta. Prej më shumë se tre muajsh sporti në të gjtihë botën ka rënë pre e coronavirus, pasi aktivitetet sportive janë ndalur thuajse në të gjithë botën.

Një event i tillë i shtyrë është edhe Olimpiada “Tokyo 2020”, që do të zhvillohen në verën e vitit 2021. Në një intervistë për TMZ, Toshiro Muto, presidenti i komitetit organizativ të Olimpiadës, u shpreh se edhe pas një viti ky event madh sportiv është në dyshim.

“Asnjë nuk është në gjendje të tregojë se sa do të zgjasë kjo situatë. Problemi është se askush nuk e di se si do ta kontrollojmë këtë virus deri verën e ardhshme. Ne e shtymë 1 vit Olimpiadën dhe do të përgatitemi për të qenë gati. Shpresojmë që edhe bota të kalojë këtë krizë e të na ndihmojë”, – tha Muto.

Por si? “Mendoj se mjekët anëmbanë botës duhet të bashkojnë forcat e jo të punojë secili për hesapin e tij. Nëse nuk do të kemi një vaksinë ndaj coronavirus, Olimpiada është në dyshim edhe pas një viti, pasi kjo situatë mund të përsëritet”, – deklaroi Toshiro Muto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN