Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019, sektori bankar tregoi zhvillime pozitive në veprimtarinë e tij, mbështetur në ecurinë e treguesve të performancës financiare dhe të ekspozimit ndaj rreziqeve.
Në raportin e publikuar sot “Mbi stabilitetin financiar në 6-mujorin e dytë 2019”, Banka e Shqipërisë thekson se, me përmirësimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit financiar, sektori bankar kontribuoi në rritjen ekonomike të vendit.
Sipas BSH-së, treguesit e kapitalizimit dhe ushtrimet e provës së rezistencës, dëshmojnë qëndrueshmërinë e veprimtarisë së sektorit bankar.
Kjo qëndrueshmëri do të ruhet pavarësisht sfidës serioze dhe të paprecedentë me të cilën po përballet gjendja e shëndetit publik dhe zhvillimi i ekonomisë si rezultat i pandemisë së Koronavirusit SARS-COV-2.