MENU
klinika

Shqiptari zemërgjerë për komunitetin

Bujë në Gjermani: gjyshërve ushqim dhe ilaçe falas

01.04.2020 - 12:44

         Menaxheri i një restoranti në Gjermani, Bedri Idrizi, ka shpërndarë ushqim falas për stafin e shërbimeve shëndetësore, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19. Gjithashtu, Bedriu, së bashku me stafin e tij, po ndihmojnë dhe grupe të moshuarish, duke u dërguar ilaçe dhe ushqime – sipas albinfo.ch.                     

Ky restorant quhet “Dolce Vita” dhe është në Schwedt Oder të Gjermanisë, menaxhohet nga Bedri Idrizi nga Sllatina e Tetovës, ka shpërndarë ushqim falas për 12 reparte të spitalit të qytetit, për njësitë zjarrfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e tjera të ambulancës, në shenjë solidarizimi me përpjekjet humane të atyre që bëjnë gjithçka për ta ndihmuar popullatën në kohën e pandemisë.

Solidarizimi i restorantit “Dolce Vita” ka zgjuar respektin e autoriteteve komunale, të shërbimeve mjekësore dhe të banorëve të Schwedt Oder, një qytezë industriale në Gjermani, me 30 mijë banorë, shkruan.

kolana e librave

Po ashtu stafi mjekësor e kanë falënderuar publikisht stafin e restorantit dhe i kanë shprehur mirënjohjen nëpërmjet rrjeteve sociale. Restoranti u ka dalë në ndihmë edhe të moshuarve, duke u dërguar ushqim dhe ilaçe në shtëpi pa asnjë fitim.

Gjithashtu, stafi i restorantit ka shpërndarë një afishe, ku u bën thirrje pleqve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos e rrezikojnë shëndetin, ndërkohë që ilaçet dhe ushqimi atyre u dërgohet nga ekipi i restorantit deri në shtëpi dhe pa asnjë fitim.

“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi”, – thuhet në fletushkat që ai ka shpërndarë.

Menaxheri i restorantit, Bedri Idrizi, njihet edhe për nisma të tjera humanitare, jo vetëm për vendasit, por edhe për komunitetin gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video: qytetari italian falënderon Shqipërinë

Asnjëherë, himni ynë, nuk ka tingëlluar më bukur!..

Liderët fetarë bëhen bashkë në Izrael

Lutje dhe mesazhe paqeje në këtë kohë të vështirë