MENU
klinika

Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

21.04.2020 - 16:16

Nëse do t’u duhej të përmendnim një emër të madh të sportit nga vitet ’90, me siguri Mike Tyson do të citohej nga shumë dashamirës. Ai do të mbetet në histori si një nga boksierët më të mirë. Një peshë e rëndë e parrahur nga askush. Kampion bote dhe ekspert i nokautit të shpejtë.

Një luftëtar i ashpër, imponues, me një vështrim vrasës dhe grushta hekuri. Ai ishte një makinë shqyese për rivalët në ring, të cilët i paloste për disa sekonda. Por, Mike, gjithashtu, kishte një anë të errët. Jeta e tij ka qenë një skandal i përhershëm. Droga, burgu, seksi i pakontrolluar, përdhunimet, zënkat…

Pas stuhisë, vjen qetësia. Dhe momenti i përgjegjësisë. “E gjithë jeta ime është pendesë. Veprimet e mia, sjellja ime…Do doja të mos i kisha bërë shumë gjëra, sepse jam qenie njerëzore. Më vjen keq shumë”, – tha ish-boksieri më 2009-n, në programin “Mirëmëngjes Britania”.

RRITJA MES KRIMINELËVE – “Fëmijëria ime ishte si ajo e kujtdo që lindi në një lagje të zezë dhe të varfër në SHBA. Nuk kishim para dhe asnjë shpresë. U arrestova shumë herë, isha i përfshirë në episodet e dhunës, drogës dhe alkoolit, – kujton Tyson.

“Unë kam qenë në një bandë. Kam pasur armë, kam qëlluar njerëz. Ata më kanë qëlluar mua dhe gjithçka ka ndodhur. Unë jam rritur pa babanë tim, me nënën time, që ishte një punëtore seksi. Ne u poshtëruam, kurrë nuk kishim krenari në familjen tonë, askush nuk e dinte kush ishim.

Që kur isha 12-vjeç, vetëm më mësuan të rrihja njerëz, t’i rrëzoja, t’i poshtëroja, ta thyeja vullnetin e tyre, t’u tregoja se isha më i mirë se ata, se isha më i mirë se të gjithë të tjerët. Një fëmijë i frikësuar dhe i pasigurt. Unë nuk e kisha idenë se çfarë po bëja, por ndihesha mirë. Të gjithë më thanë se isha duke bërë mire. Kjo më bëri tiran, që nuk kisha respect për asgjë”.

VIKTIMË E ABUZIMIT SEKSUAL – Edhe pse Tyson ishte një “bishë”, nuk i ka shpëtuar dot sulmit seksual. Ai ishte një viktimë e tillë gjatë fëmijërisë. “Nuk më pëlqen të flas për këtë. Më pëlqen ta ruaj atje ku ndodhi, në të kaluarën, por abuzuan seksualisht ndaj meje, kur isha fëmijë. Është diçka për të cilën njerëzit nuk flasin, sidomos meshkujt, sepse mendojnë se kjo do ta dëmtonte burrërinë e tyre”, – pranoi kampioni i botës në një intervistë për ESPN.

SEKSI DHE DROGA – “Unë isha një i droguar i plotë, përdorues i rregullt i kokainës, madje e përdorja atë edhe para një ndeshjeje”, – tha Tyson, duke iu referuar sdës së 30 korrikut 2004, në të cilën ai u mposht, kundër britanikut Danny Williams. Droga dhe një dëshirë e pakursyer për gratë e kanë shoqëruar gjithmonë.

Ish-boksieri i famshëm ka folur në shumë raste për aventurat e tij seksuale, pothuajse të shndërruara në një varësi. “Kur isha i ri më shihnin si një kafshë me para. Bëja seks me nënat, motrat e njerëzve…, orgji. Isha si i çmendur, ndoshta i sëmurë pas seksit, nuk e kisha idenë”, – pranoi ai më vonë.

Karriera e tij e suksesshme si boksier i lejoi lukse të caktuara. “Në Las Vegas kam pasur qasje VIP-i në klubet e natës. Atje kam pasur një prostitutë, që ishte e dashura ime”, – tha “luftëtari” jo shumë kohë më parë në podcast “Hotboxin”.

NË BURG PËR PËRDHUNIMIN – Mike Tyson u dënua në vitin 1992 me gjashtë vite burg dhe 30 mijë dollarë si kompensim. Ai u akuzua për përdhunim nga Desiree Ëashington, një vajzë 18-vjeçare. Kampioni i boksit u la i lirë pas tri vitesh e tetë muajsh burg për sjellje të mirë. Tyson i është referuar edhe këtij episodi me raste:

“Si mund të dhunosh seksualisht dikë, që vjen në dhomën tuaj të hotelit në orën dy të mëngjesit?” Gjatë qëndrimit në burg, ish-boksieri nuk e ndaloi dëshirën e tij. “Në burg kam bërë aq shumë seks, sa jam lodhur. Madje, nuk kam pasur forcë të shkoj në palestër. Unë qëndroja vetëm në qeli, tërë ditën”, – kujtoi në librin e tij autobiograk.

Aty rrëfeu edhe lloje të tjera të mendimeve: “Ndonjëherë fantazoj për mundësinë e fryrjes së trurit të dikujt, në mënyrë që të mund ta kaloj pjesën tjetër të jetës time në burg”.

MARIJUANA –  40 mijë dollarë në muaj marijuanë dhe pronar i një plantacioni Tyson, i cili pranoi se ka shpenzuar shumën e lartpërmendur për nevoja personale në një plantacion kanabisi në Kaliforni, pronë e tij. ku kultivimi i këtij ilaçi është i ligjshëm.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë efekt negativ. Ndoshta ju shkoni për të fjetur, në vend që të shkoni në një takim pune, ose diçka të ngjashme, por përtej të gjithave, nuk shoh një aspekt tjetër negativ. Nuk ka raste të njerëzve që kanë pirë marijuanë dhe kanë shkatërruar një shtëpi”, – tha ish-boksieri.

Tyson, gjithashtu, ka pranuar se përdori drogë para ndeshjes kundër Andreë Golota: “Kam pirë një cigare marijuanë pak para se të hyja në dhomën e zhveshjes dhe kjo nuk më bëri gjë”. Kjo ndeshje (20 tetor 2000) ishte kthimi i Mike në ring, pas një pezullimi 15-mujor për kafshimin e Holyfield.

PËRPJEKJE PËR VETËVRASJE – Konsumi i zgjatur dhe i vazhdueshëm i narkotikëve e bëri që të kishte mendime vetëvrasëse: “Ishte një mbidozë e drogës. Unë thjesht bëra gjëra të çmendura, nuk e di se si zgjohesha ditën tjetër. Madje, kam menduar për të kryer vetëvrasje”, – tha Tyson në një paraqitje para mediave, më 2013.

TESTET E DROGËS – Për të mbuluar përdorimin e drogës, në testet antidoping, pas ndeshjeve, Tyson përdori të gjitha llojet e mashtrimeve. “Kam përdorur urinën e gruas time dhe më pas ajo më thoshte: Kur rezultatet e analizave të dalin, ata do t’ju thonë: Tyson, qenkeni shtatzënë! Pastaj, nisa të përdorja urinën e fëmijëve të mi”, – shpjegoi kampioni në një intervistë për ESPN.

Po si mjekët nuk e vunë re këtë truk? Tyson është sqaruar edhe për këtë: “Mbaja me vete penisin e rremë. Shumica e burrave, edhe nëse jeni gay, ndjehen keq kur ua tregoni penisin. Kësisoji, kur ua tregoja atyre penisin tim, ata kthenin kokën dhe do ta merrnin urinën, që e nxirrja nga penisi articial që mbaja me vet, me dorën time”.

KAFSHIMI I HOLYFIELD – Las Vegas, 28 qershor 1997. Muaj më parë, Evander Holyfield ia kishte rrëmbyer Tyson-it rripin e artë të kampionit të botës në peshat e rënda. Ishte koha për hakmarrje. Por në raundin e tretë, Tyson, i kapur nga një furi zemërimi, kafshoi veshin e kundërshtarit të tij dhe e shqeu një pjesë të kërcit të tij.

“Më erdhi keq që Evan më kishte goditur në kokë, ai tashmë më dëmtoi që në duelin e parë. Dhe unë thjesht u çmenda. Kjo nuk duhet të jetë një justikim për atë që ndodhi, por u çmenda. Doja t’i shkaktoja shumë dhimbje. Dhe përveç kësaj, u mërzita sepse ishte një luftëtar aq i mirë. Unë u bëra i çmendur”, – shpjegoi Tyson në emisionin “Oprah Winfer”, i cili më vonë arriti t’i ribashkojë të dy boksierët në një studio televizive. Mike i kërkoi falje Holyfield.

DITËN KUR AI GJETI ISH-IN E TIJ ME BRAD PITT – Robin Givens ishte gruaja e parë e Tyson. Dhe një ditë, në vitin 1988, ndërsa po përpunonin procedurat e divorcit, Mike, siç tregon në autobiogranë e tij, e gjeti atë në shtëpi me Brad Pitt. Kjo gjë shkaktoi zemërimin e boksierit dhe frikësimin e madh të aktorit.

“Mos më godit, mos më godit. Ne thjesht do të punojmë mbi skenarin e një filmi, u justikua i tmerruar Pitt”, – kujton ish-boksieri. Sidoqoftë, disa kohë më vonë, Robin Givens siguroi se asgjë nuk ndodhi. “Jo, asgjë nuk ka ndodhur, kurrë”, – tha ajo në “The Wendy Williams Show”.

DUELI ME NJË GORRILLË – Një tjetër nga momentet surrealiste në jetën e Mike Tyson ka ndodhur në një kopsht zoologjik. “Unë e pagova kujdestarin të na linte vetëm, Robin Givens dhe mua, që të hynim në kopshtin zoologjik.

Me të mbërritur në kafazin e gorillës pashë njër që po ngacmonte pjesën tjetër… Ai ishte i fuqishëm, por sytë e tij dukeshin si të një fëmije të pafajshëm. Unë i ofrova kujdestarit 10.276 euro që ta hapte kafazin dhe të më linte të godisja gorillën, por ai nuk e pranoi ofertën”, – shpjegon Tyson.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet legjenda e boksit, Mike Tyson

“Po e pres vdekjen, nuk kam frikë prej saj”

Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë