MENU
klinika

"Shkova në urgjencë mbrëmë por..."

Cardi B shtrohet me urgjencë në spital!

02.04.2020 - 10:48

Cardi B tregoi përmes një postimi në Twitter të enjten se ishte shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje, në mes të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja, 27 vjeç, ndau një fotografi nga spitali në një postim të fshirë tashmë dhe shkroi se ishte shtruar pasi vuante nga dhimbja në stomak për katër ditë.

Ajo kishte shkruar: “Sinqerisht, sepse kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndjehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”.

Reperja nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me diagnozën e saj, por nuk mendohet të ketë lidhje me koronavirusin.

Ajo më pas i qetësoi fansat me një meme të rosakut Donald, ku shkruhej: “Kur je e uritur po i gjithë ushqimi në shtëpi duhet të gatuhet”.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 4,000 dhe numri i çështjeve të konfirmuara ka shkuar mbi 200,000.