MENU
klinika

Flet për jetën në karantinë

Çfarë ka hequr Ermal Fejzullahu këto ditë?

06.04.2020 - 08:30

Ermal Fejzullahu ka treguar të mirat e izolimit. Këngëtari nga Kosova në një lidhje direkte me emisionin ‘E diell’ foli për jetën në karantinë dhe dobitë që kishte pas këtyre ditëve të izolimit.

Këngëtari tha se edhe pse i ka munguar puna dhe publiku ka shijuar në maksimum kohën me familjen tij.

I pyetur nga moderatori se nga çka ka hequr dorë pas kësaj pandemie ai u përgjigj.

kolana e librave

“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë, dhe për këtë arsye po ndihem më i shëndetshëm”.

Po ashtu ai shtoi se është bërë shumë i “devotshëm” ndaj punëve të shtëpisë, pasi është marrë me rregullimin e disa orendive dhe pajisjeve shtëpiake.