MENU
klinika

Veprimi i Thaçit dhe kushtetueshmëria e tij

Çfarë ndodhi pas takimeve të LDK-së me partitë e tjera?

23.04.2020 - 08:47

Pa e dërguar propozimin dhe pa e konsumuar të drejtën si parti fituese, presidenti Thaçi ka konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e shfrytëzoi të drejtën për dërgimin e mandatarit. Këtë e ka bërë nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti. Pasi kreu punë me letra, Thaçi i thirri në një takim konsultues të gjitha subjektet politike, duke ua shtruar pyetjen e vetme – nëse janë për formimin e një qeverie të re me legjislaturën aktuale apo shkuarjen në zgjedhje të reja.

Pasi u deklaruan të gjithë, Thaçi dha konstatimin se 91 deputetë janë pro formimit të qeverisë, duke thënë se mandatin do t’ia japë asaj partie që ia dëshmon se ka shumicën e domosdoshme. Presidenti ka folur edhe në emër të deputetëve brenda LDK-së që janë deklaruar kundër një qeverie me ish-partitë e PAN-it, përfshirë kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi doli në ilegalitet me vendimin që t’ia japë mandatin për formim të qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje cilësdo parti që ia dëshmon se ka shumicën në Kuvend. Sipas tij, këtë Thaçit ia mundësoi ish-partneri i koalicionit, LDK-ja. Në konferencën e orëve të vona, konsultave të Thaçit, kryeministri në detyrë u është referuar “klub i stërvjetruar” e “regjim i vjetër”.

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Thaçi po mundohet “të kapë trenin e fundit” por, ka shtuar Kurti, “s’ka më trena për presidentin”. Duke iu referuar zgjedhjeve të 6 tetorit dhe veprimeve që mund t’i ndërmarrin nëse krijohet qeveria e re, Kurti ka thënë se “ka dalë zogu nga lëvozhga dhe se nuk kthehet më brenda”.

“Nuk është në kompetencën e presidentit të Kosovës vlerësimi i interesave të partive, por mbrojtja e interesit shtetëror. Çfarë rendi paskemi ne që t’i pyesim partitë si duan të procedojnë. Kjo që ka ndodhur është e paparë më herët dhe rrezikon seriozisht rendin tonë kushtetues. Pas mocionit të mosbesimit përmes të cilit u shkarkua qeveria, presidentit nuk i krijohet hapësirë të luajë rol të aktorit politik. Zgjedhjet janë opsioni i vetëm”, ka theksuar Kurti.

Mbledhja e liderëve dhe pyetja e Thaçit

Veprimet e presidentit të mërkurën kanë qenë në sinkron me ato të Lidhjes Demokratike dhe partnerëve potencialë për koalicion. Pasi Isa Mustafa takoi paradite drejtuesit e AAK-së dhe Nismës për t’u dakorduar rreth koalicionit, pasditen e së mërkurës presidenti Thaçi i thirri në konsulta subjektet politike. Atyre u janë përgjigjur të gjitha subjektet, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, kreut të së cilës, Albin Kurti, paraprakisht Thaçi ia dërgoi edhe letrën e fundit nëpërmjet së cilës konstatoi se nuk e shfrytëzoi të drejtën për qeveri të re. Takimi ka qenë i hapur për media, por pjesëmarrësit nuk kanë respektuar as distancën e as nuk kanë vënë masat mbrojtëse në sallën ku po mbahej takimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Afat Kurtit ose t’ia lërë Kushtetueses

3 opsionet që po shqyrton Thaçi për qeverinë e re


Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…