MENU
klinika

Dhoma Amerikane e Tregtisë letër drejtuar Qeverisë

Cilat janë 4 propozimet mbi planin e masave ekonomike?

08.04.2020 - 13:27

Dhomës Amerikane të Tregtisë i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama një letër mbi Planin e nevojshëm të Masave Ekonomike. Për shkak të masave të marra në kuadër të parandalimit të përhapjes masive të Covid-19, një numër i madh biznesesh në të gjithë sektorët, iu është dashur të zvogëlojnë ose pezullojnë plotësisht aktivitetin e tyre në përputhje me urdhërat e reja të Qeverisë.

Ata po përjetojnë një rënie të konsiderueshme të xhiros se te ardhurave. Kjo rënie e të ardhurave po pengon shumë biznese të përmbushin detyrimet e tyre financiare, përfshirë më të rëndësishmen, pagimin e punonjësve të tyre. Disa nga këto biznese janë nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, duke punesuar qindra mijëra njerëz, me një impakt jetik për shoqërinë dhe ekonominë tonë.

Dhoma i bën thirrje Qeverisë të ndërmarrë disa hapa të vështirë, por kritikë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Mbështetja e punëdhënësve në këtë periudhë, ku disa prej tyre po planifikojnë riorganizime të fuqisë punëtore, është thelbësore për mbështetjen e punonjësve dhe jetike për këta individë, familjet e tyre dhe ekonomi. Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë kater propozimet e mëposhtëme:

-Në mënyrë të veçantë, Dhoma i bën thirrje Qeverisë të miratojë kater propozimet e mëposhtëme: Sigurohuni që të gjitha bizneset, pavarësisht nga madhësia të kenë mundesi aksesi ne Fondet e Emergjences COVID -19 në mënyrë që të vazhdojne aktivitetin gjate kesaj periudhe;
-Siguroni përfitime të Pagesës së Papunësisë për të gjithë punonjësit e kualifikuar, pavarësisht nga madhësia e kompanisë që po i pushon ata;
-Shtyni parapagimin e taksave për vitin 2020;
-Ne nxisim Qeverinë që të konsultohet me palët e interesit përpara se të marrë vendime me pasoja të rëndësishme për bizneset.