MENU
klinika

Plani i Trump për biznesin e vogël

COVID-19 ka goditur po aq fortë sa Lufta e Dytë Botërore

08.04.2020 - 13:15

Ekonomia franceze po përjeton tkurrjen më të madhe që ka pësuar ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore sa i përket tremujorit të parë, sipas Bankës së Francës. Rënia prej 6% e bankës qendrore është treguesi i fundit i goditjes që kanë pësuar ekonomitë europiane nga kolapsi i njëkohshëm i kërkesës dhe ofertës. Një rënie e tillë e PBB-së mund të krahasohet vetëm me 5.3% që është regjistruar gjatë grevave të majit të vitit 1968.

Ashtu si agjensia e vendit për statistikat Insee, Banka e Francës duhej të ndryshonte mënyrën e saj të matjes për të parashikuar dëmet që do të shkaktonte kjo pandemi. Ajo përdori të dhëna me frekuencë të lartë, përfshirë këtu transaksionet e kartave dhe kërkesat për përfitime nga papunësia, për të vërtetuar rezultatet e sondazhit të saj mujor të 8,500 bizneseve.

Në industri, rëniet më të mëdha të aktivitetit ishin në sektorët e automobilave dhe makinerive, ndërsa hotelet dhe restorantet pësuan goditjen më të rëndë në sektorin e shërbimeve. Ndërkaq, banka qendrore deklaroi se humbjet që kanë pësuar bizneset gjatë një jave bllokim arrijnë deri në 32%, ndryshe nga parashikimet e Insee që i kishin vlerësuar humbjet në 35%.

Studimi i Bankës së Francës gjithashtu tregoi se fabrikat po funksionojnë me vetëm 56% të kapacitetit. Për shkak të goditjeve që kanë marrë aktivitetet prodhuese, Banka e Francës parashikon se PBB-ja e vitit 2020 do të jetë 1.5% më e ulët se ajo e një viti më parë. Megjithatë, banka theksoi se humbja aktuale e prodhimit mund të jetë në ndryshim të vazhdueshëm në rast se bizneset dhe konsumatorët do të vijojnë të jenë në izolim.

Ndërkohë në SHBA, Administrata Trump shton edhe 250 miliardë dollarë më shumë për lehtësimin e biznesit të vogël!

Departamenti i Thesarit i kërkoi të martën Kongresit 250 miliardë dollarë në fonde shtesë për kredi të biznesit të vogël, një pjesë kryesore e paketës stimuluese të kaluar muajin e kaluar që synon mbajtjen e ekonomisë në jetë gjatë krizës së Koronavirusit.

Presidenti Donald Trump tha se zyrtarët e administratës ishin “në bisedime” me drejtuesit e Kongresit për të siguruar më shumë fonde për programin 350 miliardë dollarë, i cili tashmë po harxhohet me shpejtësi, pavarësisht se ka filluar vetëm të Premten. Kreditë janë krijuar për tu falur shpejt nëse pronarët i përdorin paratë për t’i mbajtur punëtorët në listën e pagave në vend që t’i largojnë.

“Ne thjesht kërkuam nga Kongresi të miratojë legjislacionin për të financuar një shtesë prej 250 miliardë dollarësh për Programin e Mbrojtjes së Pagave,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai ishte duke realizuar një telekonferencë me drejtorët kryesorë të vendit dhe anëtarët e administratës së tij, përfshirë Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin.

250 miliardë dollarët shtesë të programit do të ishin më shumë se 70% e investimit fillestar prej 350 miliardë dollarë, një pjesë e madhe e 2 trilion dollarëve që qeveria vendosi në përpjekjet e fundit të stimulimit. Mnuchin njoftoi se ai do të fliste me presidentin dhe krerët e të dy palëve për të siguruar konfirmimin e kërkesës të Martën, vetëm katër ditë pasi filloi programi me probleme të shumta.

Në eventin në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite, Mnuchin tha se do t’i nxiste ata të gjithë të aprovonin 250 miliardë dollarët në Senat deri të enjten dhe në Dhomë të Premten./ NBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN