MENU
klinika

Parashikimi i shkencëtarëve kinezë

“COVID-19 mund të kthehet si grip sezonal”

29.04.2020 - 08:38

Sipas shkencëtarëve kinezë, koronavirusi i cili është duke “shkatërruar” botën nuk do të shfaroset por do të rikthehet si një virus sezonal në formën e një gripi.

Një grup virologësh dhe kërkuesish kinezë raportuan ditën e hënë, në Pekin se virusi nuk do të zhduket ashtu sic bëri SARS sepse ndryshe nga ai, Covid-19 mund të infektojë edhe asimptomatikët.

Kjo do të thotë se virusi mund të përhapet pa përjetuar shenjat si temperatura e lartë dhe kollë, duke e bërë të vështirë gjurmimin e përhapjes së tij.

Kërkuesit shtuan se zyrtarët e shëndetësisë kineze, ditë pas dite vijojnë të konfirmojnë një duzinë individësh asimptomatikë.
Jin Qi, drejtor i Institutit të Patologjisë Biologjike pranë Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore, u shpreh se: “Ka shumë gjasa që kjo epidemi do të bashkjetojë me njerëzit për një kohë mjaft të gjatë, dhe të shndërrohet në sezonale dhe të mbartet brenda trupit të individit”.

Kudo nëpër botë mjekët kanë pranuar se virusi me shumë gjasa nuk do të eliminohet plotësisht dhe pavarësisht karantinimit dhe masave të tjera shtrënguese që janë ndërmarrë nga vende të ndryshme.

Sipas kërkuesve kinezë nuk shihet ende asnjë shenjë që përhapja e virusit të ngadalësohet përgjatë stinës së verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

Efekti flutur i COVID-19 dhe pritja për pikun

“Korona është si tërmet, shkundje që do ta ribëjë botën”!