MENU
klinika

COVID-19/ Shpresë në Korçë!

Pas çiftit të të moshuarve, shërohet edhe një 77-vjeçar

03.04.2020 - 12:45

Një 77-vjeçar është mes 13 të shëruarve me COVID-19 ditën e sotme, nga 89 persona në total që e kanë fituar deri më tani betejën me koronavirusin. Ilia është nga Korça, dhe vetëm për këtë qytet janë 4 të shëruar në total.

I moshuari la ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë dhe tashmë i është bashkuar familjes. Lajmin e mirë e postoi në rrjetet sociale drejtori i Spitalit të Korçës.

kolana e librave

“E mbajti fjalën Dr.Pipero, edhe sot më njoftoi se Ilia 77 vjeç do të lërë Spitalin Infektiv dhe do t’i bashkohet familjes i shëruar nga COVID-19. Nuk lodhem së falenderuari stafin e mjekëve dhe infermierëve që janë në ballë të betejës për të fituar luftën me koronavirusin.”

Lutem qytetarëve të Korçës të respektojmë me rigorozitet rregullat e karantinimit dhe të aplikojnë të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjienën personale.Me përpjekjen e të gjithëve dhe ndihmen e zotit do ia dalim”, shkruan Litian Broka.
Ditën e djeshme u shëruan dhe lanë spitalin një çift të moshuarish nga Korça 78 dhe 79 vjeç u shëruan nga koronavirusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

Koronavirusi godet bujqësinë

Fermerët në Korçë mbyllen në shtëpi