MENU
klinika

"Receta e mamit"

Cupcake të shijshëm me krem pastiçerie

01.04.2020 - 14:14

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 20 minuta

kolana e librave

Receta per: 4 persona

Nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat praktike dhe me shije vaniljeje, atëherë duhet ta bëni këtë recetë menjëherë!

INGREDIENTËT

  • 250 gram miell
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji kripë
  • 168 gjalpë pa kripë
  • 138 gram sheqer
  • 3 vezë
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 filxhan qumësht
  • Për kremin në sipërfaqe:
  • 1 filxhan me gjalpë pa kripë
  • 384 kremi pluhur pasticerie
  • 1 lugë gjelle eksrakt vaniljeje
  • 1 filxhan me qumësht

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Në një enë trazoni bashkë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.
  2. Shtoni gjalpin, sheqerin dhe i rrihni me një rrahës elektrik deri të bëhet një masë kremoze.
  3. Shtoni vezët dhe i përzieni derisa përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.
  4. Shtoni vaniljen, qumështin dhe vazhdoni t’i përzieni.
  5. Merrni format specifike për këto ëmbëlsira dhe mbushni secilën hapsirë me masën që përgatitët. I fusni në furrë për 16-18 minuta.
  6. Për mbushjen rrihni në një enë gjalpin, kremin pluhur, qumështin dhe vaniljen. Masa duhet të bëhet kremoze. Përpara se t’i vendosni sipër mbushjen, cupcaket duhet të jenë ftohur plotësisht.
  7. Mbushni secilën cupcake sipër, me ndihmën e një qese kuzhine. Gati për t’i ngrënë?