MENU
klinika

Trashëgimia shqiptare

Diaspora: Festivali i Traditës vijon virtualisht

13.04.2020 - 11:44

            Festivali i rëndësishëm ku shpalosen tradita dhe kultura shqiptare në botë, këtë vit vjen online. Sikurse kanë bërë me dije organizuesit, Festivali i Traditës së Këngëve dhe Valleve Popullore, me pjesëmarrjen e grupeve valltare nga SHBA-ja dhe Kanadaja, organizohet në mënyrë virtuale, si shkak i pandemisë.

Festivali i përvitshëm organizohet nga Albanian Heritage Foundation, në bashkëpunim me shoqatat dhe anëtarët e palodhur të diasporës, me qëllimin për të ruajtur traditat kombëtare.

Realizimi i këtij festivali është nën kujdesin e: Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare i Gjirit Tampa. Organizata Shqiptare e Biznesit dhe Rrjetit, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve Tampa Bay, Qendra Kulturore Islame Shqiptare. Organizata Shqiptare Amerikane e Grave – Kapitulli i FL dhe Organizata Shqiptare Amerikane Jugperëndimore FL.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkolla shqipe në Nju Jork

“Të mos harrojmë nga vijmë”