MENU
klinika

Tupa e re gjykuese kërkon më tepër kohë

Dosja “Basha”, shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit

30.04.2020 - 09:58

Gjykata e Apelit në Tiranë ka kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen “Basha” dhe e ka shtyrë për në 14 maj seancën gjyqësore.

Apeli do të shqyrtojë ankimin e Prokurorisë mbi vendimin, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Shpresa Becaj, Alaudin Malaj, Shkëlqim Mustafa.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku që i dha pafajësi Bashës dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani si dhe shefit të financës së këtij subjekti Ilir Dervishi.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN