MENU
klinika

Frika nga përhapja e virusit

Drejtoria Detare urdhër porteve: Asnjë jaht apo kroçerë nuk…

02.04.2020 - 18:47

Drejtoria e Përgjithshme Detare urdhëron që në portet shqiptare të lejohen që të futen jahtet dhe kroçerat, por me një kusht, që të qëndrojnë vetëm për kohën e furnizimit me naftë, ujë ose ushqime. Vendimi është marrë pas kërkesave të tyre, por asnjë jaht apo kroçerë nuk do të lejohet që të qëndrojë më gjatë për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave.

Urdher! Kapitenerive te Porteve, Autoriteteve te Porteve Durres, Vlore, Sarande, Shengjin dhe Agjencive Detare. Duke ju referuar kerkesave te anijeve te kenaqesisë, jahteve dhe Kroçera urdheroj:

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qendrojnë ne porte dhe në rada vetem per kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit per anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdher hyn në fuqi menjeherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet.

Mos zbatimi i urdherit i ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore” njofton Drejtoria e Pergjithshme Detare. Shqipëria ka mbyllur kufijtë për shkak të koronavirusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të merren masa, rritje e gatishmërisë së ekuipazhit"

Deri të premten moti i keq, paralajmëron Drejtoria Detare

Pezullimi i përkohshëm i mjeteve të vogla

‘Tërbohet’ deti, kapitaneria kërkon të merren masa