MENU
klinika

Parashikimi i profesorit të njohur

“Duhet të përgatitemi për një valë të dytë të COVID-19!”

11.04.2020 - 18:10

Një profesor i njohur greko-amerikan ka paralajmëruar për një valë të dytë të virusit COVID-19 në vjeshtë. Nikolas Christakis, një profesor i njohur Grek në “Yale University” parashikon se ndryshe nga pandemitë e tjera, SARS-CoV-2 nuk do të zhduket gjatë verës.

Duke folur për revistën shkencore JAMA (Journal of the American Medical Association), profesori analizoi modelin historik të pandemisë dhe aspektet sociale të COVID-19.

Sipas profesorit të shquar, ndërsa studimet e para në Kinë parashikuan që moti mund të mos luajë një rol të madh në zhvillimin e pandemisë, të dhënat më të fundit shkencore parashikojnë një ulje të rasteve dhe vdekjeve gjatë verës. Por jo aq e madhe sa në pandemitë e njohura të mëparshme, të cilat u ndalën nga nxehtësia.

“Në vjeshtë, unë mendoj se 75% ka të ngjarë që COVID-19 të rikthehet siç ndodhi në 1918 dhe 1957, kur kemi pasur pandemi. Nuk e di nëse do të jetë më vdekjeprurëse vala e dytë, por patjetër që do të ketë dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, shpjegoi ai.

Duke e krahasuar atë me pandemitë e tjera, profesori i “Yale University” argumentoi se pandemia e koronavirusit ishte më shumë si pandemia e gripit të vitit 1957, e cila vrau 150,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend