MENU
klinika

Kreu i FSHF-së i përgjigjet Edi Ramës

Duka: Qeveria t’i japë futbollit minimumin jetik

01.04.2020 - 15:28

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama që linte jashtë futbollin për ndihmë në këtë situatë pandemia, ka ardhur reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që më shumë ka dashur të sqarojë kreun e Qeverisë Shqiptare. Për “Report Tv”, Duka tha:

“Ne i kemi kërkuar Qeverisë një minimum jetik, për të mbijetuar. Është keqkuptuar kjo, nuk ka të bëjë me pasurimin e lojtarëve. Kemi lojtarë edhe në Kategoritë e tjera, si të Parë apo të Dytë.

Nuk kemi kërkuar kontrata të plota, por një ndihmë bazë. Nëse ne i deklarojmë si fason, siç është shprehur, le të na japë aq sa një fason siç deklarojnë. Është thuajse e pamundur që me ato buxhete që ka Federata të ndihmojë në këtë situatë.

Në varësi të situatës, ne kemi ndërtuar kalendarë që të marrim parsysh gjithë skenarët e mundshëm. Kemi 6 data të mundshme, por nëse do jenë të pamundur do diskutojmë edhe me organizmin Europian. Në UEFA janë diskutuar edhe skenarët e mundshëm me futbollin që duhet të përfundojë në qershor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të shohim mundësitë e tjera, sepse nuk është në dorën tonë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra dërguar Këshillit të Ministrave

FSHF i kërkon Qeverisë të kompensojë futbollin