MENU
klinika

Detaje

Shkelën karantinën, arrestohen 2 shtetas

18.04.2020 - 09:54

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 shtetas pasi shkelën rregullat e karantinës për Covid-19.

Shtetasit Verjon Menaj 41 vjeç, iu kërkua autorizimi për lëvizjen, por kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe u largua me vrap. Megjithatë ai u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, është kapeur dhe vënë në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

”Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim. Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës,  Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person  të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ngrin" pagesa e kredive, për 3 muaj

Bankat nuk do kërkojnë shlyerjen e kësteve