17.04.2020 - 20:50
Dy makina janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin “Aqif Pasha” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’.
Makinat janë përfshirë në të njëjtën kohë nga zjarri, ndërkohë njëri prej mjeteve me targa Aa040Ok, është në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit në vitin 2017.
Ne vendngjarje ndodhen dy makina të shërbimit zjarrfikës të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit, po ashtu edhe policia. Kjo e fundit po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.