MENU
klinika

"Fab Four"

Epoka BEATLES

10.04.2020 - 18:14

         Kur, në fillim të viteve ’70-të, vendosën të ndahen, yjet e muzikës trishtuan të gjithë ndjekësit e apasionuar, të panumërt. Gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk e kanë humbur popullaritetin dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop./Konica.al

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes

Paul McCartney njofton se “Fab Four” (Katër të Mrekullueshmit – shën. i përkth.) nuk do të regjistronin më asgjë, së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër,” – ka thënë historiani i grupit, Mark Lewisohn.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht, të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të tejkalojnë kufijtë”, – nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

 

10 prilli i vitit 1970, shënohet përgjithmonë me rreth të zi, për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha, se ”Beatles” do ta ndalnin bashkëpunimin, pak para publikimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Ndërprerja e lidhjeve të biznesit pak më vonë, në gjykatë, vulosi përfundimisht ndarjen.