MENU
klinika

"Nga java tjetër ndëshkimet të pakthyeshme"

Falen të gjitha gjobat e vendosura deri tani dhe kthehen patentat

17.04.2020 - 15:30

Kryeministri Rama ka bërë me dije sot se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri më tani (7107 këmbësorë) si dhe do t’u kthehen patentat 1941 shoferëve të cilët janë gjobitur pasi kanë shkelur urdhrat e qeverisë në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Ne dje vendosëm masat e reja penale. Ka disa tipa që nuk ndryshojnë, nuk reflektojnë. Për asnjë arsye, pasi nuk i lë mllefi, apo xhelozia. Këta tipa, qofshin ngelsa, me profile false në facebook, apo analistë me profil të lartë në skype, janë njësoj të gatshëm për të akuzuar. U hodhën përpjetë demek për të mbrojtur demokracinë, ndërkohë që ne thjesht mbushëm një boshllëk në kodin penal. Vetëm ne nuk e kishim asnjë reesht për viruset dhe pandeminë.

Kodi penal për pandeminë ka vetëm një qëllim, të mbrojë jetën tuaj dhe të familjarëve tuaj, e shumë të tjerë rreth jush.

Sot dua të jap një shembull të tregoj se masat e marra nuk janë një dëshirë personale e imja, por një domosdoshmëri. Janë ekzekutauar 7107 gjoba për këmbësorë dhe 1941 Gjoba për shoferët, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejeve të drejtimit. Ne sot kemi vendosur mos-ekzekutimin e gjobave dhe kthiminin e patentave të te gjithë shoferët e gjobitur”.