MENU
klinika

Uniforma e parë

Fanellat e Juventus për sezonin e ardhshëm…

26.04.2020 - 16:42

Pavarësisht se ky sezon ende nuk është mbyllur dhe ende nuk dihet kur do të rifillojë, te Juventus po punojnë për sezonin e ardhshëm. Të bardhezinjtë po mendojnë për uniformat e sezonit të ardhshëm dhe është zbuluar uniforma që do përdoret si vendas.

“Footyheadlines” ka zbuluar fanellën e parë për sezonin e ardhshëm, e cila është ndryshe nga uniforma e këtij sezoni, teksa do të ketë më shumë shirita, sigurish me ngjyrën e bardhë dhe të zezë.

Ajo që bie në sy është edhe një ngjyrë tjetër, teksa logoja, numri dhe emri i lojtarit do të jenë me ngjyrë ari. Nuk është një revolucion në fanellë, por që është pritur mirë nga tifozët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë thyejnë parashikimet

Juventusi publikon fanellën që habiti Italinë!