MENU
klinika

Në total janë 26 të sëmurë

Fier/ Mësuesja rezulton pozitive me COVID 19

06.04.2020 - 11:06

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid 19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.

E infektuara banon në lagjen “15 Tetori” dhe ndodhet në të njëjtin pallat ku tre ditë më parë rezultuan me Covid 19 një çift të moshuarish.

Mësuesja e prekur me Covid 19 jeton në të njëjtën banesë me prindërit e saj. Pasi rezultoi pozitive, mësuesja është vetëkarantinuar në banesë.

Pallati ku jeton arsimtarja është dezinfektuar për të tretën ditë radhazi nga bashkia e Fierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën

COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar

"Vazhdojmë me papërgjegjshmërinë ekstreme"

Gënjeshtra e gruas nga Fieri që futi në karantinë 18 mjekë

Policia e ushtria në rrugë

Fier/ Lëvizjet e para kundër rregullave