MENU
klinika

"Po promovon antivlerat"

Florjan Binaj i zhgënjyer nga programi në Top Channel

04.04.2020 - 15:08

FlorjanBinaj është shprehur i zhgënjyer për programin më të ri që ka nisur nga dje, 3 prill në televizionin ku aktori punon, “Top Channel”. Aktori i “Portokallisë” shprehet në një postim të fundit, se televizioni duhet të edukojë njerëzit dhe të promovojë vlerat, veçanërisht te të rinjtë, por me sa duket, këtë nuk e pa në programin e “Top”-it.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Flori nuk ka përmendur asnjë emër, por duke qenë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.

Në të marrin pjesë 8 të rinj, mes të cilëve edhe banorja e “Big Brother” Donjeta Sejdiu, të cilët bëhen pjesë e sfidave të ndryshme.

Mjafton të shihni videot e puntatës së parë të publikuar në YouTube, për të arritur në përfundimin se gjuha e përdorur lë për të dëshiruar. Mbrëmjen e parë të rinjtë u prezantuan, pinë alkool, kërcyen madje pamë edhe pak striptizëm.