MENU
klinika

Në krizën më të madhe të sportit

“Forbes” zbulon futbollistin e parë që kapi 1 miliardë $

04.04.2020 - 18:07

Janë momente të vështira për sportin dhe futbollin në vecanti. Prej gati rreth 1 muaji nuk po luhet në Europë dhe në mjaft vende të tjera të botës. Megjithatë, edhe pa luajtur Cristiano Ronaldo është pasuruar, duke kapur shifrën e 1 miliard eurove.

“Forbes”, revista prestigjoze që merret kryesisht me të ardhurat, ka zbuluar se portugezi është futbollisti i pare në botë që arrin shifrën e 1 miliard dollarëve në pasurinë e tij, duke llogaritur të gjitha. Çdo vit ai fiton thuajse 100 milionë dollarë.

Shifra këto, që e bëjnë atë një njeri shumë të pasur dhe mbajtës të rekordit si futbollisti i parë që e arrin këtë shifër. Ndërkohë, ka sportistë të tjerë që e kanë arritur më parë këtë pasuri. I pari është Tiger Woods. Golfisti e arriti miliardin në vitin 2009, pas vetëm 13 viteve karrierë.

I dyti është boksieri i pamposhtur Floyod Maywether. Ai u bë pronar i 1 miliardëve në vitin 2017, pas ndeshjes më të shtrenjtë të historisë, kundër filipinasit Pacquiao-s. Ronaldo renditet i treti. Messi kishte fituar më shumë vitin e fundit, por akoma është larg 1 miliardëshit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN