MENU
klinika

Tetë gara janë anuluar deri tani

Formula 1 me plan të ri për sezonin 2020

03.04.2020 - 19:15

Kur janë anuluar 8 gara të Formula 1, që nga starti i Australisë, që duhej të ishte më 15 mars, dhe kur ende nuk dihet se cila do të jetë gara e parë, organizatorët kanë menduar një program dhe format të ri.

Plani është për të organizuar disa gara në një pistë ku nuk ka probleme me koronavirus. Kjo do të thotë që në një pistë do të zhvillohen 2 ose 3 gara radhazi. Pista e parë që ka dhënë “OK”-in e saj për këtë ide është ajo e Silverstone në Britaninë e Madhe. Sipas drejtuesve të kësaj piste, për ta nuk është problem të zhvillojnë disa gara radhazi. Në pistën ikonë të Formula 1 është planikuar që gara sezonale të zhvillohet më 19 korrik.

Ne i kemi thënë Formula 1 se jemi gati të bashkëpunojmë me ata për të shpëtuar sezonin. Shumica e skuadrave ndodhen pranë kësaj piste, ndaj këtu mund të organizojmë disa gara dhe njerëzit të enë në shtëpitë e tyre. Ne jemi gati t’i ndihmojmë skuadrat. Në kohë të jashtëzakonshme mund të marrim vendime të jashtëzakonshme”, – tha drejtori I “Silverstone”, Pringle.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon