MENU
klinika

UEFA jep afatin e fundit

Formula për të mbyllur Champions e Europa League

04.04.2020 - 20:48

UEFA ka bërë planin e radhës për të mbyllur sezonin me sa më pak dhimbje. Presidenti Aleksander Ceferin ka folur edhe në lidhje me vazhdimin e Champions Leagues dhe Europa Leagues. Një ide është faza play-off dhe sezoni duhet të mbyllet deri më 3 gusht.

“Sezoni duhet të mbyllet deri më 3 gusht, Champions League dhe Europa League nuk bën përjashtim. Është një situatë e jashtëzakonshme kështu që ne duhet të kuptojmë momentin dhe të tregohemi fleksibël me oraret dhe ndeshjet.

Ne mund të përdorim këtë sistem ose mund ta delegojmë për një ndeshje të vetme direkte në një fushë neutrale. Momentalisht është vetëm ky opsion. Vendimi më i gabuar që mund të merrnim tani është të vendosnim lojtarët tanë në rrezik” – u shpreh Ceferin.