MENU
klinika

Nga Project Syndicate

G20 duhet të marrë situatën në dorë, sërish…

14.04.2020 - 17:28

Pandemia e COVID-19 ka shkatërruar ekonominë globale, duke e bërë të pamundur të parashikoni të ardhmen e afërt.

Kufizimet për lëvizjet ndërkufitare, së bashku me bllokimet kombëtare, po zvogëlojnë me shpejtësi prodhimin dhe konsumin global.

Ka arsye të mira për t’u shqetësuar se problemet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 mund të jenë më të mëdha dhe mund të zgjasin më shumë se ato të shkaktuara nga kriza globale financiare e vitit 2008, mbase edhe Depresioni i Madh i viteve 1930.

Në këtë pikë kritike, bota po kthehet, edhe një herë, tek G20. Themeluar pas krizës financiare aziatike të 1997, G20 filloi si një mbledhje e ministrave të financave të shteteve anëtare.

Ai më pas evoluoi në një forum për krerët e shteteve dhe qeverive gjatë krizës së vitit 2008, dhe që atëherë ka luajtur një rol vendimtar në ekonominë botërore duke lehtësuar bashkëpunimin dhe duke siguruar udhëzime të paçmueshme në kohë krize.

Që nga mesi i marsit, kur Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri thirrje për një samit urgjent virtual G20, i cili u mbajt më 26 mars, qeveritë kanë qenë duke kërkuar një përgjigje ndaj krizës.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësit e G20 u angazhuan të ndjekin një koordinim të ngushtë në katër fusha kryesore të politikës: shëndetësia, ekonomia, tregtia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Tani të gjitha qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, të udhëhequra nga organet këshilluese të nivelit të G20, po punojnë së bashku për të përgatitur një plan konkret veprimi.

Për të përballuar si pandeminë ashtu edhe pasojat ekonomike nga ajo, G20 duhet të bëjë tre gjëra.

Së pari, duhet të tregojë një angazhim të fortë për koordinimin e politikave. Çdo shtet anëtar i G20 duhet të hartojë masa politike të nivelit kombëtar që synojnë të arrijnë të njëjtat synime globale, duke mbetur në kontakte të ngushta me njëri-tjetrin për të siguruar që përpjekjet e tyre janë në përputhje dhe plotësuese të njëri-tjetrit. Solidariteti, është e vetmja rrugëdalje nga kriza.

Së dyti, G20 duhet të vërtetojë angazhimin e tij me një plan konkret, praktik veprimi dhe politika. Këtu, është e rëndësishme të mbani mend mësimet e vitit 2008. Për të pasur sukses, politikat e shpëtimit ekonomik dhe masat e karantinës do të duhet të koordinohen nga afër dhe të përfshihen plotësisht në planin e veprimit të G20.

Së treti, strategjia për t’u përballur me krizën duhet të përfshijë një strategji daljeje dhe një vizion afatgjatë për ekonominë globale.

G20 duhet të fillojë të krijojë masa strategjike të rimëkëmbjes tani, në mënyrë që ato të jenë në gjendje kur ato të jenë të nevojshme.

Efektiviteti i Koresë së Jugut në luftën kundër koronavirusit është lavdëruar nga e gjithë bota. Ajo i detyrohet kombinimit të masave transparente të karantinës dhe një pakete gjithëpërfshirëse stimuluese fiskale 120 miliardë dollarë.

Koreja e Jugut do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj, duke punuar ngushtë me G20 për të organizuar një reagim efektiv global ndaj krizës.

Dhe nga ana e saj, G20 duhet ta çojë sërish ekonominë globale në një fazë të re të rritjes, të qëndrueshme, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Ka çfarë t'i mësojë botës!"

Kina ka një plan për tregjet ‘e trazuar’ globale!?

"Mos t'i nënshtrohemi nacionalizmit"

Koronavirusi nuk ka pasaportë…


Strategjia e tij është 'e parashikueshme'

Biden dhe politika e jashtme e SHBA-së

Sllogani i administratës Trump ishte: ‘Amerika e para’

Lufta e Trump me fuqitë e tjera botërore, mbaron me Biden

A do ta ndalin sanksionet?

Pse Kim nuk heq dorë nga armatimet?

“Nuk kam frikë të bëj betimin jashtë”

Inaugurimi i Joe Biden si President i SHBA-ve, si asnjë tjetër!