MENU
klinika

"Në vizitë te babi ushtar"

Getoar Selimi hap arkivat dhe ndan kujtimin me prindërit e tij

13.04.2020 - 09:05

Reperi i njohur, Getoar Selimi ka ndarë me fansat së fundmi një foto nga fëmijëria e tij ku shfaqet në krah të dy prindërve të tij.

“Unë me prindërit e mi, në vizitë te babi ushtar”, ka shkruar Selimi krah postimit ku shfaqet i vogël në moshë. Ashtu siç duket dhe nga foto, reperi i ngjason shumë babait të tij.

Prej ditësh Getoari ka ndarë kujtime të ndryshme me ndjekësit në ‘Instagram’ duke treguar se kjo periudhë e ka bërë mjaft nostalgjik. Kujtojmë se prej disa vitesh, Selimi është zhvendosur për të jetuar në Tiranë së bashku me partneren e tij, Marina Vjollca.