MENU
klinika

Rëndohet bilanci

Greqi, shkon në 79 numri i viktimave nga koronavirusi

06.04.2020 - 17:27

Greqia vijon të vuajë vdekjet nga Covid-19, ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 pacientë të rinj, duke e çuar në 79 numrin e personave që fatkeqësisht kanë vdekur.

Numri total i të prekurve shkon në 1755, ndërsa 20 janë të prekurit në orët e fundit.

Aktualisht në Greqi janë 1407 raste active, ndërsa 90 prej tyre në rrezik serioz për jetën.

Numri I të shëruarve shkon në 269, teksa në shtetin grek janë kryer 26.193 testime për Covid-19.

Greqia, ashtu si pjesa tjetër e Europës vijon të jetë në karantinë, me qeverinë dhe institucionet përkatëse që kanë marrë masat e nevojshme për frenimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.