MENU
klinika

Presidenca: Vazhdon trajtimin shëndetësor

Hashim Thaçi sërish në spital. Ja gjendja e tij!

21.04.2020 - 13:19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vazhduar edhe sot trajtimin shëndetësor, për shkak të problemeve me veshkat. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga presidenca.

Ata kanë bërë të ditur se Thaci edhe sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore.

Presidenti Thaçi shpreh sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar”, shkruhet në njoftim.