Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, thotë se nismat ligjore “parciale” nuk mund ta mbulojnë shkeljen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve që, sipas tij, e ka bërë Qeveria Kurti, duke thënë se njëkohësisht është duke e bankrotuar ekonominë “pa asnjë konsideratë”.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka lajmëruar dje se ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID 19. Sipas Hotit më këto nuk mund të mbulohet shkelja e Kushtetuetes e dëmtimi i ekonomisë që, sic thotë ai, e ka bërë Kurti.
Hoti thotë se përballjen me pasojat ekonomike e sociale të pandemisë do të mund ta bënte vetëm një qeveri normale, me kompetenca te plota kushtetuese e legjitime.
Shkrimi i plotë:
“Supsendimi i demokracisë, përmes suprimimit të lirive themelore të njeriut nga Qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetutën, duke bankrotuar ekonominë pa asnjë konsideratë, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund të mbulohet me nisma ligjore parciale. Në cilëndo situatë, këto nisma ligjore nuk do arrijnë të hyjnë në fuqi në kohë për të qënë në shërbim të menaxhimin të pandemisë”, ka shkruar Hoti.
Kosova ka nevojë për Qeveri me kompotenca të plota kushtetuese, Qeveri legjitime që merr përsipër të krijojë konsensusin e nevojshëm shoqëror për të mobilizuar të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë Kosovës, për të përballuar pasojat ekonomike e sociale të pandemisë.
Këtë gjë mund ta bëjë vetëm një kryeministër e një qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e në respektim të ligjit dhe Kushtetutës.”