MENU
klinika

Studimi në Londër për COVID-19

Humbja e të shijuarit dhe të nuhaturit mund të jenë tregues të infeksionit

01.04.2020 - 08:23

Sipas një studimi nga shkencëtarët britanik të kolegjit King në Londër, humbja e shijes dhe të nuhaturit mund të jenë shenja të koronavirusit.

Ata morën në shqyrtim raportimet e 400 mijë personave të dyshuar me COVID-19. Por ky studim nuk është i saktësuar 100 përqind pasi humbja e të nuhaturit dhe shijes mund të jenë simptoma edhe të infeksioneve të tjera respirative.

Ekspertët thonë se kolla dhe temperatura janë simptomat kryesore të këtij virusi.

Cilat janë gjendjet e këtij studimi?

kolana e librave

Nga raportet e marra në shqyrtim nga aplikacioni COVID Symtom Tracker, studiuesit e kolegjit King në Londër arritën në këto përfundime:

53 përqind kanë simptoma lodhjeje
29 përqind kanë kollë të vazhdueshme
28 përqind probleme në frymëmarrje
18 përqind humbje të shijes dhe të nuhaturit
10.5 përqind kanë temperaturë
Nga 400 mijë persona të regjistruar, 1702 u testuan për COVID-19 ku 579 prej tyre rezultuan pozitiv ndërsa 1,123 negativ.

Nga personat që rezultuan pozitiv, 59 përqind raportuan të kenë humbje të nuhatjes dhe të shijuarit.

Sekreti qëndron tek kjo recetë ideale

“Humba 20 Kg vetëm me limon!”

Shumica nga ne nuk e zbaton!

Rregulli i artë i larjes së dhëmbëve!

Rezultatet nuk do ju zhgënjejnë

Patate për të trajtuar strijat