MENU
klinika

Përjetimet e Elton Dedës nga izolimi

“I trembem së nesërmes, do kalojmë një recesion ekonomik të paparë”

04.04.2020 - 17:56

“Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë”.

Kështu deklaron këngëtari i njohur shqiptar, Elton Deda. Deda ka rrëfyer ndjesitë e tij teksa ndodhet brenda 4 mureve të shtëpisë, në një kohë kur vendi ynë po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Ai tha se i trembet së nesërmes, pasi do të ketë ndikime sipas tij në ekonomi në çdo familje shqiptare. Mes të tjerash këngëtari tha se në këto momente vëmendja duhet të shkojë tek ato familje që nuk kanë me së të ushqehen apo dhe bizneset që kanë falimentuar.

“Mesazhi im duhet të ishte shumë optimist, po nuk e ndjej veten ta bëj. Ndaj nuk dua të shtirem. S’e ndjej veten shumë optimist. Do kemi luhatje të mëdha ekonomike që do përjetojnë njerëzit dhe Eltoni. Por them; durim, durim. S’dua të them gjera që janë kot; “oh sa bukur po kalojmë në shtëpi”.
I trembem të nesërmes. Ka gjera që do vijnë natyrshëm. Asgjë nuk vjen e forcuar. Unë i trembem të ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Nuk kam çfarë të them, se artistët nuk kanë pse të ndihmohem. Ka njerëz që s’kanë bukë t hanë. Ka njerëz që janë pushuar nga puna. Artist është një gradë që është keqtrajtuar n ë të kaluar. Por në këto momente që jemi, duhet ë ndihmohem njerëzit që kanë dalë prej pune, njerëzit që kanë falimentuar me bizneset.”, tha Elton Deda.