MENU
klinika

Do t’i bënte gjilpërën nënës së tij

Infermierja i shkoi në shtëpi, 36-vjeçari i ngul thikën

21.04.2020 - 20:48

Infermierja e qendrës shëndetësore të fashtit Arrëz në Lushnje ka mbetur e plagosur mbrëmjen e sotme pasi ka shkuar për të dhënë ndihmë në një familje.

Sipas Policisë, sot rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me thikë shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak/ Lushnjë

Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të infermieres së qëndrës shëndetësore në fshatin Arrëz.

Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qëndrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.

Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.