MENU
klinika

Nuk zbatuan masat e sigurisë

ISHSH mbyll dy fasoneri në Durrës dhe Elbasan

22.04.2020 - 18:46

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon kontrollin ndaj bizneseve që shkelin protokollin e sigurisë.

Në kuadër të këtyre kontrolleve sot janë inspektuar 70 fasoneri, ku janë vendosur dy gjoba ndërsa dy aktivitete fasonë që nuk zbatonin masat mbrojtëse në Durrës dhe Elbasan janë mbyllur.

Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri, ku 19 subjekte janë gjobitur ndërsa 11 të tjera janë pezulluar.

Ndërkohë kujtojmë që deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të 634 persona të infektuar me koronavirus dhe kanë humbur jetën 27 të tjerë.

Shënimi i ISHSH në Facebook

Vazhdojmë inspektimin e çdo subjekti që paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19. Kemi kryer 70 inspektime në fasoneri sot. Tolerancë zero. Dy gjoba dhe dy pezullime aktiviteti në Durrës dhe Elbasan për fasonet që nuk zbatonin masat mbrojtëse.
Nga data 12 mars 2020 janë kryer 581 inspektime dhe monitorime në fasoneri. 19 subjekte janë dënuar me gjobë ndërsa 11 fasonerive u është pezulluar aktiviteti.