MENU
klinika

Mbi 3.500 raste të reja

Itali/ 636 viktima në Itali nga koronavirusi 24 orët e fundit

06.04.2020 - 17:09

Brenda 24 orëve të fundit, 636 persona kanë humbur jetë si pasojë e komplikacioneve nga sëmundja e Covid-19 në Itali.

Autoritetet italiane raportojnë se gjatë ditës së fundit janë regjistruar edhe 3,599 raste të reja. Numri total i të prekurve nga fillimi i pandemisë, është 132,547, duke llogaritur këtu edhe jetët e humbura si dhe të shëruarit.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Itali shkon në 16,523.

Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,022 persona.