MENU
klinika

Marrëveshja me palën greke

Ja si do të përzgjidhen shqiptarët që do ikin si punëtorë sezonalë në Greqi

24.04.2020 - 20:24

Përzgjedhja e shqiptarëve që do të nisen drejt Greqisë si punonjës sezonalë, do të bëhet përmes listave të përgatitura nga kryebashkiakët e qyteteve rajonale.

Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit online me kreun e bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Rama: Për atë çështjen e punonjësve sezonalë besoj je i qartë qe ne ditet ne vijim do kemi nje marrëveshjen me palen greke, ne kuptimin e gjese qe te dyja palet kane interes, brenda mesit te majit gjeja do jete zgjidhur e ne menyre te kontrolluar do shkojne ne anen tjeter, sipas fjalëve deri tani.

Xhakolli: I kemi bërë gati listat, i kemi dhene porosite sipas porosite tuaj dhe kur të jeni gati, kur të jene edhe partnerët tani gati ne i kemi listat.

Pak ditë më parë, Rama bisedoi në telefon me me kryeministrin grek edhe për punonjësit sezonalë, nga Shqipëria në Greqi.

Kryeministri theksoi se kufiri me Greqinë për emigrantët shqiptarë që duan të shkojnë të punojnë në mënyrë sezonale do të hapet në mes të muajit maj.