MENU
klinika

Do të furnizohet me karburant dhe ushqime

Jahti super-luksoz ankorohet në Portin e Durrësit

03.04.2020 - 13:42

Porti i Durrësit, pavarësisht se në një sitauatë të pazakontë, ka pritur një super jaht luksoz me 15 vela mëngjesin e sotëm. “Falcony maltez” mbërriti pas tre ditë lundrimi në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm me ekuipazhin e tij.

I konsideruar si një prej superjahteve turistikë me vela, i cili merret kryesisht me qera nga biznesmenë dhe personalitete të njohur për pushmet e tyre, jahti 78 metra i gjatë ka mahnitur jo pak durrsakët me pamjen e tij.

Burime zyrtare nga kapiteneria e portit të Durrësit bënë me dije se jahti me flamur maltez, i rregjistruar në Valeta, u ankorua në portin e Durrësit, me qëllim funizmin me karburant dhe ushqime.

Të njëjtat burime pohuan se funizimi me naftë për mjetet lundruese turistike është i subvencionuar, ndërsa krahas furnizmit me karburant, ekuipazhi do të bëjë edhe furnizimin me ushqime. Tre direkë mbajnë 15 vela me një sipërfaqje rreth 2400 metra katror.

Në kuvertë bashkohen nga një shkallë rrethore, duke krijuar efektin e një spiraleje drite, që vjen transarente nga dyshemeja e tij. Një sallon kryesor, një kabinë e madhe, dy studio, një dhomë ngrënie, pese kabina për 12 të ftuar, të arreduara me shumë finesë, janë disa prej ambienteve kryesore të jahtit.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin