MENU
klinika

Detajet e shtatzënisë

Jonida Vokshi flet për emrin e vogëlushes dhe rikthimin në ekran

05.04.2020 - 09:41

Pak ditë më parë, Jonida Vokshi konfirmoi atë që e prisnin prej kohësh. Moderatorja shqiptare tha se është në pritje të një vajze dhe ajo peitet të vijë në jetë në muajin qershor.

Ndonëse shtatzëninë në fillim tentoi ta mbajë të fshehtë, tani ajo është treguar e hapur dhe shpesh ndan detaje që lidhen me të. Së fundmi, në një intervistë për “Prive” ajo ka treguar për emrin e vogëlushes.

Në një intervistë nga shtëpia, Jonida tha se e ka gjetur emrin e bebushes, por nuk ka ndërmend ta tregojë. Emrin do e zbulojë vetëm pas lindjes, megjithatë na tha disa detaje.

Moderatorja tha se emri është me 3 shkronja, është i shqiptueshëm dhe universal njëkohësisht. Në fund, Jonida tha se las lindjes do i kthehet menjëherë televizionit për të vazhduar punën e saj.