MENU
klinika

6 këshilla

Ju erdhën pakot e porositura online? Ja si të veproni

12.04.2020 - 12:56

Nëse koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe, çfarë do të thotë kjo për të gjitha ato pako nga Amazon që keni porositur? A  duhet të marrim një dezinfektues për t’i pastruar pakot apo t’i lëmë ato jashtë për ditë të tëra? A është e nevojshme të veshim një maskë kur të hapim postën?

Tani për tani, përgjigjia është jo për të gjitha këto dhe ja përse.

“Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve” thonë se ekziston një rrezik shumë i ulët që koronavirusi të përhapet nga paketat që kanë udhëtuar gjatë një periudhe ditësh. Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu vë në dukje se është shumë pak e mundshme që një paketë të kontaminohet pasi ekspozohet në kushte të ndryshme dhe për këtë arsye rreziku i një personi që kontrakton virusin nga një paketë konsiderohet i ulët.

Po në lidhje me paketat që vijnë në të njëjtën ditë, si shërbimet delivery të ushqimit?

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave, nuk ka asnjë provë se virusi transmetohet përmes ushqimit ose paketimit, prandaj ju mund të porosisni ushqim të qetë.

Kur porosia vjen në adresën tuaj, ja 6 pika që duhet të keni parasysh për sigurinë tuaj:

  1. Merrni disa minuta për të krijuar një mjedis ushqimor të sigurt kur ushqimi të arrijë duke pastruar çdo sipërfaqe që do të prekë
  2. Paguaj paraprakisht për të minimizuar ndërveprimin person me person
  3. Lëreni motorristin ta vendosë ushqimin në pragun e derës. Prisni derisa shoferi të jetë të paktën 2 metra larg, para se të merrni ushqimin.
  4. Hiqeni ushqimin nga qeset dhe hidhini më mirë këto të fundit
  5. Lani duart tuaja për 20 sekonda me sapun dhe ujë
  6. Fshini me dezinfektant sipërfaqet ku ç’paketuat ushqimin