MENU
klinika

Ferguson: Je frikacak!

Khabib tërhiqet nga 18 prilli, UFC shtyn duelin

02.04.2020 - 12:45

Luftëtari i arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, është tërhequr nga ndeshja e UFC-249 kundër Tony Ferguson, që duhej të zhvillohej më 18 prill. Nurmagomedov ka lajmëruar në Instagram se do të jetë në izolim gjatë pandemisë Covid-19. Pra, nuk ka të bëjë me dëmtim.

“Kuptoj gjithçka dhe jam më i mërzitur se ju për anulimin e ndeshjes”, ka shkruar Khabib. Si shumë të tjerë, edhe unë kisha shumë plane, por nuk mund të kontrolloj gjithçka. Vendet më të mëdha dhe kompanitë më të mëdha janë të tronditur nga ajo që po ndodh. Kujdesuni për veten dhe vihuni në vendin tim” – shkruan Khabib.

Pas deklaratës së Khabib, ka ardhur reagimi i sfidantit të tij, Tony Ferguson: “Ai frikacak nuk dëshiron të duelojë. Ka frikë, ndaj UFC-ja duhet t’ia heqë titullin kampion. Ai kishte shansin të qëndronte në Abu Dhabi, por shkoi në Rusi, në Dagestan për t’u fshehur”.

Khabib Nurmagomedov dana white

UFC ka shtyrë këtë duel për një datë të pacaktuar. Fakti që sportisti rus është i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, pa patur mundësinë që të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që përballja mes dy yjeve të UFC të mos zhvillohet.

Kjo është hera e pestë që një ndeshje e programuar mes Khabib dhe Fergusonit nuk do të zhvillohet. Duelet e mëparshme mes Nurmagomedov dhe amerikanit Ferguson janë shtyrë në plot katër raste për shkak dëmtimesh të njërit prej sportistëve ose problemeve shëndetësore.